Arrestohet oficerja e policisë, kreu marrëdhënie seksuale në burg, me kriminelin e madh!

Një oficere e policisë në Idaho është arrestuar të premten, kjo pasi që po akuzohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një të burgosur. I njëjti njihet si kriminel në këtë vend, dhe përballet me një sër akuzash.

Miranda Ackerman, 29 vjeç tentoi të japë dorëheqje nga puna e saj në fillim të muajit prill, porse për të njëjtën u urdhërua arrestimi, shkruan Daily Mail.

Ackerman akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me kriminelin mashkull në Institutin e Sigurisë në Idaho në raste të shumta midis 9 shkurtit dhe 9 marsit.

Departamenti i Korrektimeve në Idaho filloi hetimin e Ackerman menjëherë pasi ajo dha dorëheqjen.

Ajo pritet që të paraqitet në gjykatë në një datë të mëvonshme./


Shtuar 11.06.2020 12:50