Momenti kur gruaja e ish-deputetit rus merr lajmin e vrasjes (FOTO LAJM)

Ish deputeti i Rusisë, Denis Voronenkov, është qëlluar për vdekje në qendër të kryeqytetit ukrainas, në Kiev.

Mbi të është qëlluar 3 ose 4 herë, një prej plumbave e ka kapur në mjekër, të tjerët në pjesën e barkut, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas "The Independent", mësohet se ish deputeti është qëlluar për vdekje, ndërsa truproja i tij i cili e shoqëronte, është plagosur rëndë.

Voronenkov sapo ishte larguar nga hoteli dhe po ecte në trotuar kur një person hapi zjarr, duke e lënë të vrarë”, tha një zëdhënës i policisë. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se Voronenkov ‘kishte informacione të rëndësishme’.

Gruaja e tij Maria Maksakova ishte në hotel kur mori vesh lajmin dhe ka dalë në rrugë ku ka parë skenën e rëndë. Ajo është tërhequr dhe larguar nga policia ndërsa bërtiste e qante.

Sipas saportimeve Maksakova një këngëtare operistike, me origjinë gjermane është në pritje të një fëmije.

Pas vrasjes së bashkëshortit thuhet se edhe ajo është tashmë në rrezik dhe duhet të kërkojë mbrojtje.

Denis Voronenkov duhej të dëshmonte ndaj ish-presidentit Viktor Janukoviç, një nga aleatët më të fortë të Vladimir Putinit. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori