Momenti i rrallë, ja si flenë balenat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Zhytësi Franco Banfi pati mundësinë të fotografonte një moment me të vërtet të rrallë.

Gjatë zhytjes në brigjet e Karaibeve, ai vuri re një grup balenash që ishin duke fjetur.

Këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozicion vertikal.

“Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin.

Gjallesat e gjata 12 metra, janë mjaft miqësore dhe nuk përbëjnë rrezik, por mund të bëhen agresive kur janë me të voglin që e kanë sjellë në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori