Moderatorja e
njohur shqiptare
Jonida Vokshi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djehsme në natën përmbyllëse të Zonë e Lirë.
Gjatë lojës që Çani organizoi me të ftuarit, kur djemtë luajnë përballë vajzave, aktorja zbuloi një nga fobitë e saj më të mëdha.
Vokshi tregon se kur ka qenë fëmijë, vendi i saj i preferuar ka qenë deti, derisa njëherë u ndodh në një situatë shumë të rrezikshme, ku për pak sa nuk u mbyt, duke alarmuar kështu prindërit.
Jonida tregoi se shkak për këtë u bënë leshterikët. Kur pa që në këmbë kishte një tufë leshterikësh e kapi paniku.
Dhe në vend që të notonte drejt bregut, mori drejtimin e kundërt.
“U nisa padashje drejt Italisë”- tregon ajo duke qeshur. Sigurisht që sot
Jonida e tregon thjesht si një histori gazmore, por frika bezdisëse ndaj tyre nuk ka ndryshuar. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017,
ora 09:40