Moderatorja e njohur habit: Më mirë të ha turpin me bukë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Moderatorja shumë e njohur Fiori Dardha njihet për deklaratat e saj gjithmonë të hapura dhe ndonjëherë edhe ndryshe nga shumica.

Por teksa sezoni veror dhe fotot me bikini janë trendi i momentit, Fiori duket se se vret shumë mendjen.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka dhënë një mesazh duke treguar se ndihet shumë rehat me trupin e saj edhe pse ka disa kile më tepër.

"Më mirë të ha turpin me bukë 2 javë ne verë, se sa të torturohem gjithë vitin me dieta e palestra për t’u dukur perfekte në plazh - Fiori Dardha (që nuk duhet të jetë shembull për tu ndjekur), shkruan moderatorja.

Fiori edhe pse në sensin e shakasë në fakt ka dhënë një mesazh shum të fortë për vajzat të cilat në vend se të torturohen me dieta duhet të shijojnë momentin dhe ta duan veten. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori