Moderatoren shqiptare e surprizon i dashuri,cili është propozimi i tij (FOTO LAJM)

Emri i moderatores së emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani, është lakuar këto kohë në mediat rozë për mardhëniët e saj private.

Para disa muajsh Dajana Pranoi publikisht se është divorcuar me ish-bashkëshortin me të cilin ka dhe një vajzë.

Por moderatoja nuk ka kopleke të flasë për të dashurin e ri boksier të cilin e shohim herë pas here në Instagramin e saj.

Maloku i cili prej vitesh jeton në Gjermani ku edhe ushtron profesionin e tij si boksier, ka bërë për vetë moderatoren dhe çifti prej muajsh po shijon romancën e tyre.

Ka qenë Kamer ai që që ka marrë hapin për t’i propozuar partneres së tij.

"Do martohesh me mua" ishte pyetja që Maloku i drejtoi Dajanës.

Dhe sigurisht përgjigja ishte pozitive nga ana e moderatores: "Poooooooo."

"Do bëjmë dhe dy fëmijë" vazhdon më tej boksieri.

"Zemër mos e tepro tani" ishte përgjigja me shaka e moderatores.

Dhe siç duket nga emocioni moderatorja ka ndarë bisedën e tyre në Instagram dhe shumë shpejt mund të kemi një dasëm.
Shtuar më 08/07/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori