Modelja shqiptare tregon si i shpëtoi virusit në Seul: Shoqja u infektua në Hong Kong (FOTO LAJM)

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ishte modelja shqiptare, Keisi Muça e cila prej disa kohësh jeton në Seul. Keisi rrëfeu në studio se mikesha e saj ishte infektuar nga Koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong.

Mikesha e modeles kishte ndjerë simptomat e para të një viroze dhe pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i prekur me Koronavirus. Për fat të mirë mikesha e Keisit e kaloi virusin pas 8 ditësh.

“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.

“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e S
Shtuar më 25/02/2020, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori