Modelja shqiptare rrëfen herën e vetme në jetë që ka menduar të vetvritet (FOTO LAJM)
Në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme është zbuluar një nga sekretet më të errëta të modeles shqiptare.

Aurela Hoxha e cila nëpërmjet një rrëfimi të bërë për Arian Çanin, ka zbuluar se kur ishte në moshën 5-vjeçare ka tentuar të mbytet në lumë për shkak të një pakënaqësie të momentit me mamanë e saj.

Një natë mamaja e Aurelës iku që të flinte te një shoqe. Por kjo gjë e mërziti aq shumë Aurelën, saqë mori vendimin radikal për t’u mbytur në lumin pranë shtëpisë.

“U nisa, por më kthyen në mes të rrugës. Ishte vetëm hera e parë dhe e fundit qe e kam tentuar.

Ishte vetëm kërcënim, pasi kërcënime të tilla bëja herë pas here”, u shpreh vetë Aurela duke konfirmuar gjithçka dhe duke dhënë më shumë detaje mbi atë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori