Berisha: Qeveria ka parime mafioze, protesta është jetike për fatet e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një takim me përfaqësues të degëve 8 dhe 9 në seli, se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Europës.

Berisha vuri në dukje se Rama po përpiqet të godasë opozitën me çdo kusht dhe e cilësoi jetike për fatet e Shqipërisë protestën e së shtunës.

“Si ka mundësi që një pjesë e shoqërisë persekutohet, një pjesë mezi siguron jetën dhe një pjesë që përpiqet të qëndrojë me ideale goditet me çdo kusht dhe mbrohet një qeveri gangsterësh. Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë parime të vendeve të tjera. Këto janë parime të mafiozëve. Por këto në Shqipëri i ka paguar opozita. Është e paimagjinueshme të vërsulet ndaj popullit opozitar që në çdo vend është pushteti moral vendit. Ja përse kjo protestë është jetike për fatet e Shqipërisë”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 8.02.2023 19:58