Modelja e njohur botërisht kopjon Elvana Gjatën (FOTO LAJM)

Ishte vetëm muaji shkurt i këtij viti kur këngëtarja shqiptare Elvana Gjata tërhoqi vëmendjen e mediave botërore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy falë një fustani ekstravagant nga stilisti libanez Nicolas Jebran.

Epo fotot e Elvanës me siguri i kanë rënë në dorë edhe supermodeles Cindy Craëford apo kujtdo që kujdeset për look-un e saj, sepse legjenda e pasarelave së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku shihet e veshur me të njëjtin fustan.

Ndryshe nga Elvana, 51-vjeçarja ka zgjedhur t’i mbajë të lëshuar flokët me një pamje të lagur, ndërsa përsa i përket këpucëve, të dyja kanë zgjedhur një palë këpucë me majë por ndryshe nga Cindy, Elvana kishte zgjedhur një palë këpucë nude, të cilat krijojnë idenë e këmbëve më të gjata. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori