A do të takohet me Berishën? Si përgjigjet Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të takohet me kreun e PD-së Sali Berisha për koordinimin e aksionit opozitar.

Meta i është shmangur me dinakëri kësaj pyetjeje, duke u shprehur se tani do të nisë puna pa ndërprerje për ristrukturimin e Partisë së Lirisë.

Komentet Meta i bëri pas përfundimit të Konventës së Partisë Lëvizja për Integrim.

“Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme e cila do jetë jam i sigurt një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve, të intelektualëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre, të familjeve të tyre dhe atdheut tonë”, u shpreh Meta./albeu.com/