Butrint Imeri në lidhje me aktoren shqiptare? (FOTO LAJM)

Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar.

Madje ai është i preferuari i shumë femrave shqiptare.

Përtej muzikës, këngëtari komentohet shumë edhe për jetën e tij personali.

Ai shumë shpesh është bërë lajm, por asnjëherë nuk ka folur dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me ndonjë lidhje të mundshme.

Së fundi është njëra nga faqet e ‘Instagramit’, “Vipat e bllokut”, që kanë postuar një fotografi ku është kapur “mat” këngëtari në fjalë.

Ai shihet në krahët e një femre, ku sipas kësaj faqe është aktorja, Olta Beqiri.

Nuk dihet ende nëse këngëtari dhe aktorja janë në një lidhje apo jo.

Këngëtari ka paralajmëruar bashkëpunimin me Taynën dhe Mozzikun që pritet të publikohet shumë shpejt.