Mjekët refuzuan t’i bënin testin, 26-vjeçarja vdes nga kanceri (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një 26-vjeçare nderroi jetë kanceri i qafës së mitrës vetëm 4 muaj pasi u martua ndërkohë që mjekët kishin refuzuar t'i kryenin testin duke i thënë se është shumë e re.

Sipas Daily Mail Dawn Weston ishte 24 vjeçare kur në dhjetor të vitit 2012, kishte vizituar doktorin për t'i treguar se ka dhimbje në shpinë – por mjeku kishte refuzuar ta kryejë procedurën e kontrollit duke thënë se ajo nuk e ka moshën e duhur që është 25.Asaj i janë dashur të kryejë edhe disa vizita gjatë disa javëve, të cilat edhe kanë konfirmuar se ajo ka kancer.

Trajtimi fillestar ka qenë i suksesshëm por sëmundja është kthyer përsëri në nëntor të vitit 2013. Pasi i kishin mbetur edhe pak javë për të jetuar ajo dhe i fejuari Dan ishin martuar. Weston ka vdiq më 22 maj e rrethuar nga familja e saj dhe bashkëshorti. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori