Juventusi hedh “grepin” te Reali, kërkon mesfushorin kolumbian

Juventusi pritet të hidhet përsëri në sulm për yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Kolumbiani nuk po gjënë hapsira me Zidane ashtu si edhe pritej, ndaj sezonin e ardhshëm James do të duhet të gjej skuadër.

Së fundmi sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Juventusi po e dëshiron me çdo kusht futbollistin në skuadër.

Kolumbiani ka bërë shtatë paraqitje me skuadrën spanjolle në këtë sezon ku ka arritur të shënoj vetëm një herë. /albeu.com/


Shtuar 18.02.2020 09:26