Mjekët e diasporës, kapital i madh njerëzor (FOTO-LAJM)

Një mbrëmje e shkëlqyer me shqiptarë të shkëlqyer që erdhën nga Evropa e SHBA për të nisur bashkëpunimin për rilindjen e shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Kështu shkruan në Facebook, kryeministri Rama duke postuar edhe foto nga takimi i mbrëmshëm që ai pati me mjekët e diasporës.


"Me mirënjohjen më të madhe për ta dhe të tjerë që s'mundën të jenë mbrëmë me ne apo që do të duan të na bashkohen në përpjekjen fisnike për të shëruar kancerin e një sistemi që cënon përditë të drejtën e njerëzve për tu shërbyer denjësisht kur kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Me bashkimin e forcave të kualifikuara brenda e jashtë vendit me siguri do t'ia dalim" shkruan Rama në Facebok.

Pas diskutimeve që pati me ta Rama shtroi edhe një darkë për të pranishmit. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori