Mjekët e arrestuar me pranga dalin para gjykatës
Dje në Prishtinë dhe në Pejë janë arrestuar 9 mjekë.

Të arrestuarit janë Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.

Po dje u morën në intervistë, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, Gani Shabani sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Njazi Gashi, ish-drejtor i QKUK-ut.

Prokuroria ndaj tyre ka ngritur vepër penale, pasi mjekët dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

Të gjithë mjekët pritet të dalin sot përpara gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2014, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori