Hajdutët nuk “kursejnë” as Mohammed Salah, grabitet vila e sulmuesit

Anësori egjiptian Mohamed Salah kaloi një fundjavë e cila nuk ishte aspak e mirë për të. Ai humbi një penallti në humbjen 1-0 të Liverpool ndaj Bournemouth të shtunën, por sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër ndodhi i prishi humorin sulmuesit.

Sipas gazetës Al-Ahram, shtëpia e lojtarit në Egjipt ka rënë pre e një grabitje-je. Kur nipi i tij kaloi pranë shtëpisë dhe pa një dritare të hapur, ai njoftoi policinë. Këta të fundin mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur disa objekte të shpërndara në dysheme.

Sipas asaj që shkruhet, hajdutët ia kanë dalë të marrin disa pajise elektronike dhe një trofe individual të Salah. Sulmuesi nuk ka pranuar të komentojë për këtë çështje, por pritet të kthehet në vendin e tij pas disa ditësh për të luajtur një ndeshje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës./Albeu.com/


Shtuar 13.03.2023 19:40