Trajneri i Southampton konfirmon mungesën e Brojës në ndeshjen e radhës

Dy ndeshje radhazi si titullar dhe po kaq gola në Premier League për Armando Brojën, i cili ka pushtuar skenën në kampionatin anglez dhe ka fituar zemrat e tifozëve të Southampton e jo vetëm.

Në sfidën ndaj Burnley-t sulmuesi u zëvendësua në minutën e 72-të për shkak të një dëmtimi në kyç, megjithatë trajneri Hasenhuttl pranoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë shqetësuese, por konfirmoi mungesën e 20-vjeçarit në ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-t në FA CUP.

“Ka një dëmtim të lehtë në kyç, por nuk duket ndonjë gjë shqetësuese. Në ndeshjen e të martës ndaj Chelsea-t ai do të bëjë pushim të detyruar, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që të mos luajë kundër tyre. Kështu që deri në fundjavë do të mund të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.

 


Shtuar 24.10.2021 14:09