Miliarderi rus bën thirrje për ndalimin e luftës Rusi – Ukrainë: Kemi nevojë për paqe

Miliarderi rus, Oleg Deripaska, ka bërë thirrje në Telegram për paqe “sa më shpejt të jetë e mundur” në Ukrainë.

Duke reaguar ndaj një fjalimi në TED nga historiani izraelit Yuval Noah Harari rreth pushtimit rus të Ukrainës, ai ra dakord me të duke thënë se “ne kemi nevojë për paqe”.

Deripaska, i cili themeloi disa nga kompanitë më të mëdha industriale të Rusisë, shtoi se “e gjithë bota do të jetë ndryshe dhe Rusia do të jetë ndryshe” pas konfliktit./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 15:50