I kanë rregulluar marrëdhëniet apo nuk flasin? Sabiani sapo bëri veprimin e papritur për Ilirin (FOTO LAJM)

“Big Brother VIP”, nxorri çifte, shokë, zemërthyer, por nëse të gjitha këto priteshin, ajo që surprizoi më shumë ishte krisja e miqësisë së Ilirit dhe Sabianit.

E si për t’i shtuar një tjetër dramë kësaj historie, Sabiani mungon në dasmëne Ilir Shaqirit ose “100 mijë euroshit” të tij siç njihej ndryshe.

Dy ish-banorët e kanë vazhduar këtë krisje duke hedhur e pritur ironi dhe thumba nëpër intervista të ndryshme e rrjete sociale.

Por Sabiani ka surprizuar së fundmi me nëj postim në InstaStory, ku është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një video nga “Big Brother” ku shfaqet me Ilirin dhe Donaldin.

Të kenë rregulluar vallë marrëdhënien miqtë e ngushtë të BB VIP./albeu.com/