Mirë Meghan, po e ëma e saj ç'lidhje ka me largimin e Harryt nga mbretëria? (FOTO LAJM)

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga roli mbretëror për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut.

Kudo në media u përfol se shkak për këtë ishte bërë Meghan, e cila nuk po përshtatej dot me jetën mbretërore. Mirëpo së fundmi një personazh tjetër është përfshirë në këtë histori dhe faji kryesor po i mbetet asaj!

Bëhet fjalë për vjehrrën e Harryt, Doria Ragland. Burime për "Daily Mail" kanë treguar se Harry është ndikuar shumë nga ajo për vendimin që mori.

Ai e sheh atë si mbretëreshë dhe ia dëgjon të gjitha këshillat që i jep. Mesa duket ajo ka luajtur një rol kryesor duke e shtyrë të heqë dorë nga mbretëria.

Shtuar më 27/01/2020, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori