59-vjeçari godet mjekun e spitalit në Gramsh

Një 59-vjeçar është arrestuar në Gramsh, pasi ka goditur një mjek në spitalin e qytetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./AlbEu.com/