"Miq për kokë", Vuçiç e nderon Erdoganin me të shtëna topi (FOTO LAJM)

Ka një marrëdhënie shumë të veçantë mes Turqisë dhe Serbisë në rajon për shkak të lidhjeve të forta ekonomike mes dy vendeve, të pasqyruara me investime të mëdha të biznesmenëve turq aty.

Serbia është një ndër shtetet e rajonit të vizituara më shpesh nga Erdogan, i cili ka shkuar sërish gjatë ditës së sotme duke u pritur me nderime të mëdha nga Vuçiç.

Mediat serbe raportojnë se Erdogan u prit me të shtëna topi kur iu afrua pallatit ku do të zhvillohej takimi me Vuçiçin, një pritje kjo që Serbia ia mundëson vetëm disa liderëve me të cilët vendi ka lidhje speciale.

Më parë, një pritje e tillë i ishte bërë Putinit kur shkoi në Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2019, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori