Miq apo armiq? Zbulohet marrëdhënia e vërtetë mes Ermalit dhe Luanës(FOTO LAJM)

Ermal Mamaqi nis mbrëmjen e sotme, sezonin e dytë të emisionit “Xing me Ermalin” në televizionin “Klan”.

Por ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit ka ndryshuar fasha e orarit të emisionit, pasi është zhvendosur në orën 21.40.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ermal Mamaqi, i cili zbulon se do të ketë të ftuar këngëtaren Afërdita Dreshaj, si dhe gocat e serialit “Hostel by Anabel”.

Edhe moderatorja Luana Vjollca ka ngritur flamurin e paqes dhe uroi kolegun e saj për këtë sezon të ri televiziv.

“Suksese” – shkruan Luana.

“Rrofsh motër, vonohu sa më shumë që të kesh mundësi” – i përgjigjet Ermal Mamaqi, shkruan Iconstyle.

“Mos e tepro tani. Boll që të lash të filloje i pari!” – ia kthen moderatorja, duke konfirmuar se edhe këtë sezon do të jetë në ekranin e “Top Channel” çdo të shtunë me “Shiko Kush Luan”. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori