Për fat të mirë, shtatzënia ka qënë e mbarë teksa nuk e ka penguar të kryejë detyrën e saj, e ndërsa
ministrja Gjosha po respekton axhendën e saj të ngjeshur.
Ajo është parë shumë
aktive, e teksa fotot qe janë postuar në rrjetin social e tregojnë atë në formë. Ndonëse ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë, duket se nuk ka në plan të marrë asnjë ditë pushim deri ditën e fundit.
Këtë e konfirmojnë persona të afërt të ministres së
Integrimit Evropian, Klajda
Gjosha, e cila është në pritje të një djali. Sidomos dy javët e fundit,
Gjosha ka qënë
aktive në një sërë aktivitetesh dhe konferencash të zhvilluara për procesin e
integrimit të Shqipërisë në BE. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014,
ora 09:47