Ministri Veliaj djeg shaminë e beqarit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot do të martohet ministri Veliaj, ku pritet që fokusi i mediave dhe publikut të jetë gjatë ceremonisë së shumëpërfolur. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe do të lidhin kurorë, e ndërsa vlen të theksohet se është cilësuar si dasma e vitit.

Me plot 399 të ftuar të cilët janë vendosur në qytetin e Gjirokastrës prej ditës së djeshme, Erioni dhe Ajola do t’i thonë “po” kurorëzimit të dashurisë së tyre në martësë.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës, aty ku ditë më parë ministri zhvilloi edhe festivalin “Trakufest”. Erionin dhe Ajolën do t’i lidhë në martesë miku i tyre, pastor Genti. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori