Ministrat fjeten me dashnoret tek hoteli i Balilit? Ja si përgjigjet avokati i "Eskobarit të Ballkanit" (FOTO LAJM)

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp pas shkarkimit nga Rama, Ylli Manjani deklaroi ndër të tjera si ai kishte dijeni të disa filmimeve të bëra nga shërbimet sekrete greke të ministrave dhe krerëve të Policisë së Shtetit që drekonin dhe flinin me dashnoret në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Kjo sipas tij ishte edhe arsyeja e vërtetë se përse Balili nuk po arrestohet.

Ndërkohë, avokati i Balilit në Greqi, i cituar nga mediat shqiptare thekson se ai nuk është në dijeni të një fakti të tillë duke e cilësuar këto akuza si tregues të nivelit të ulët ku ka arritur konflikti politik në Shqipëri.

"Nuk jam në dijeni fare, nuk është puna ime, unë jam avokat, dhe nuk merrem me thashetheme, por këto që më thatë tregojnë se në çfarë niveli të ulët ka arritur konflikti politik në Shqipëri.

Më bën çudi sesi është e mundur të bëhen diskutime të tilla për një çështje që as drejtësia greke nuk ka arritur ende në një përfundim.

Kjo që dua t’ju them është se qysh në momentin e parë në Shqipëri dhe Greqi është bërë e mundur bashkëpunimi për të zbuluar pasurinë e të gjithë familjes Balili, jo vetëm të Klement Balilit. Dua të konfirmoj se të gjitha të dhënat që ne disponojmë që ia kemi lënë në dorë autoriteteve greke janë të dhëna të cilat vërtetojnë se familja Balili nuk ka asnjë lidhje me ato gjëra që thuhen në media"., - shprehet ai.
Shtuar më 31/01/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori