UEFA tregon se kur do të rikthehen tifozët në stadium

Futbolli është rikthyer thuajse në gjithë Evropën, por tifozët nuk po mund ta ndjekin nga shkallët e stadiumeve.

Në disa kampionate po ka tifozë, por në numër të limituar duke mbajtur distancën.

E duket se stadiumet nuk do të hapën para muajit gusht, së paku kështu ka njoftuar nënkryetari i UEFA-s, Michele Uva.

“Të kesh tifozë në stadiume deri në muajin gusht nuk është reale”.

“Ne jemi duke monitoruar gjithçka që është duke ndodhur në Evropë, por varet edhe nga qeveritë e vendeve dhe nuk duhet t’i lihet gjithçka në dorë UEFA-s”, ka deklaruar Uva.

Kampionati gjerman ishte i pari nga të mëdhatë në Evropë që filloi, por deri më tani Bundesliga nuk i ka hapur dyert për tifozët.

Edhe në Kosovë ka startuar futbolli, por deri më tani nuk janë hapur dyert e stadiumeve për tifozët.


Shtuar 19.06.2020 17:31