E keni provuar dhimbjen therëse në gjoks që ju lë pa frymë? Çfarë duhet të dini rreth saj

Të gjithë e kemi provuar atë dhimbje të mprehtë, therëse në gjoks, që mezi na lë të marrim frymë.

Edhe pse zgjat vetëm disa sekonda, sikleti është i mjaftueshëm dhe mund të shkaktojë edhe shqetësime serioze. Edhe pse është një gjendje shumë e zakonshme tek fëmijët dhe të rinjtë, për të flitet rrallë.

“Bright Side” tregon arsyen e vërtetë pse ndodh kjo ndjenjë e sikletshme.

Sindromi i “kapjes parakordiale”

Ky është termi mjekësor i përdorur për ndjesinë e mprehtë që disa e ngatërrojnë me një sulm në zemër. Kjo është një dhimbje që shkaktohet në gjoks dhe shfaqet në pjesën e përparme të zemrës. Zakonisht ndodh tek fëmijët dhe të rinjtë, megjithëse të rriturit e përjetojnë më rrallë.

Ashtë një dhimbje që përshkruhet si ndjesia “kur të ngulet një gjilpërë” ose ” një thikë”. Ndodh në gjendje pushimi, por edhe pas ushtrimeve fizike.

Çfarë e shkakton atë?

Edhe pse ndjesia është shumë e bezdisshme dhe afër zonës së zemrës, nuk do të thotë se vetë zemra ka një problem. Ajo që ndodh është, pleura (membrana që mbulon disa organe si diafragma) shtyp ose fërkon (dhe për këtë arsye irriton) nervat që janë afër kafazit të kraharorit. Kjo është arsyeja pse dhimbja mund të fillojë në muret e gjoksit ose në zonën e brinjëve.

Meqenëse sindroma është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët, është shumë e zakonshme që herën e parë që fëmija e përjeton këtë dhimbje të pashpjegueshme dhe akute në zonën e zemrës, prindërit shqetësohen dhe mendojnë se ka një problem me zemrën e tyre. Prandaj, sfida kryesore e mjekut është të analizojë simptomat dhe të rishikojë gjendjen e pacientit ndër vite për të përjashtuar çdo problem me zemrën ose probleme të tjera që kërkojnë trajtim.

Çfarë të bëjmë?

Edhe pse është shumë e pakëndshme, sindroma nuk është një urgjencë mjekësore. Përpjekja për të marrë frymë thellë në atë kohë është e ndërlikuar, por ndihmon që dhimbja të largohet më shpejt.

Këshillohet që të ndryshoni pozicionin. Për shembull, drejtohuni nëse jeni kërrusur në karrike apo divan, ose bëni masazh në zonën ku keni dhimbje derisa të njeni lehtësim. Kjo gjendje zakonisht zgjat një minutë. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar këtë gjendje.

Nëse dhimbja nuk lidhet me një sëmundje serioze siç është bronkiti ose astma, nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar. Sindroma zakonisht zhduket vetvetiu kur personi arrin moshën 20 vjeç.

Nuk kërkon trajtim, megjithëse disa mjekë mund të rekomandojnë një ilaç anti-inflamator (NSAIDs) që ju ndihmon të qetësoheni, megjithatë, nuk është rreptësisht e nevojshme.

Por nëse dhimbja bëhet shumë e shpeshtë, nëse personi është diagnostikuar me një problem të zemrës, ose nëse kombinohet me simptoma të tjera si astma, këshillohet të konsultoheni me një mjek.


Shtuar 28.08.2020 18:02