Plas sherri mes çiftit shqiptar në Itli, burri plagos me thikë e pistoletë gruan

Një sherr mes bashkëshortëve ka degraduar duke sjellë plagosjen e 40 vjeçares shqiptare, ku autor është bashkëshorti i saj.

Ai e ka qëlluar me pistoletë dhe thika nga bashkëshorti i saj, ndërsa ndodheshin në makinë.

Por burri nuk është mjaftuar vetëm me pistoletën, por e ka qëlluar gruan edhe me thikë në krah. Ngjarja ka ndodhur në Varese, Itali.

Sipas policisë, plagosja e gruas ka ndodhur gjatë një krize xhelozie të burrit.

Burri, 46 vjeç është arrestuar nga policia, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

40-vjeçarja është dërguar në spitalin e Vareses, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore e ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti shqiptar, prindër të 2 fëmijëve të mitur, jetonte e punonte në Itali. Burri ishte punëtor krahu, me disa precedentë penalë, ndërsa gruaja punonte si sanitare.


Shtuar 24.05.2020 10:22