Barcelona gati të paguaj 20 milion euro për sulmuesin e Alaves

Barcelona ka piketuar sulmuesin e Alaves, Lucas Perez, për të zëvendësuar të dëmtuarin Ousmane Dembele, i cili gjatë ditëve në vijim pritet të operohet në Finlandë.

Federata Spanjolle i ka dhënë mundësinë klubit “blaugrana” të blejnë një lojtar që luan në Spanjë ose që është pa skuadër. 31-vjeçari që këtë sezon ka realizuar 8 gola me fanellën e skuadrës së drejtuar nga Asier Garitano është i përzgjedhuri i trajnerit Setien.

Perez ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh, por drejtuesit e Alaves duket se janë të gatshëm të nisin bisedimet dhe për këtë arsye lojtari preferohet kundrejt alternativave të Stuani e Angel.


Shtuar 8.02.2020 11:08