Pedro “zgjon” Romën: Jam i hapur për oferta

Ndërsa pritet të kuptohet nëse dhe kur do të rinisin garat e futbollit, skuadrat tashmë kanë filluar të përgatiten për dritaren e ardhshme të merkatos. Roma, skuadra italiane që kërkon të kthehet edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm, i ka hedhur sytë nga Pedro Rodriguez, që është drejt përfundimit të kontratës me Chelsea-n.

Sulmuesi spanjoll duke parë që qershori po afron, po mendon seriozisht për të ardhmen.

“Më duhet të flas me klubin, kam një kontratë deri më 30 qershor,”– zbuloi ai në një intervistë dhënë për “El Larguero” të “Cadena SER.” – “Jam i hapur për të dëgjuar oferta të tjera”.

Ndërsa në lidhje me krizën e Koronavirusit, ish-sulmuesi i Barcelonës u shpreh:

“Kur sheh që shumë lojtarëve janë infektuar, si Pepe Reina, dhe që ju tregojnë se sa e keqe ishte … Ne duhet së pari të kemi prioritet shëndetin dhe të shohim se si mund të ecim përpara. Shpresojmë të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit, ndonëse nuk e dimë se sa do të ndikojë pasi të kthehen garat”.


Shtuar 3.05.2020 11:45