Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Mike apo rivale? Belinda pozon në rrugët e Barcelonës, Kejvina i lë komentin epik (FOTO LAJM)

Modelja Belinda Dragoti tashmë njihet edhe si velina e emisionit "Xing me Ermalin".

Bukuroshja zvendësoi Kejvina Kthellën, e cila braktisi emisionin në mes të sezonit.

Ishin të shumta vajzat kandidate për të zënë vendin e ish-velinës, por ndër to e përzgjedhura nga autorët ishte Belinda Dragoti.

Dhe kjo një zgjedhje vërtet e goditur. Edhe pse vetëm 19 vjeç, bukuroshja nga Elbasani ka ngacmuar imagjinatën e shumë ndjekësve.

Së fundmi, Belinda ndodhet në Spanjë. Ajo po kalon pushime fantastike ku përveç fotove me rroba banjo, nuk ka ngurruar të pozojë dhe si një zonjushë spanjolle.

E veshur me një fustan të kuq, e të hapur që i nxjerr në pah këmbët e hijshme Belinda ka shkrepur disa poza në rrugët e Barcelonës.

Këtyre pozave nuk i ka munguar as komenti i Kejvinës e cila i shkruan " Sa bukur", ndërsa Belinda vendos ti përgjigjet në spanjisht "E bukura ime"/albeu.com


Shtuar më 22/08/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori