Mijëra njerëz protestojnë kundër Trumpit në Evropë dhe SHBA (FOTO LAJM)

Janë shtuar protestat masive në Evropë dhe SHBA kundër dekretit ndaj refugjatëve të presidentit të sapo emëruar, Donald Trump.

Nga Londra në New York duke kaluar nga Berlini në Paris, mijëra persona kanë protestuar kundër urdhërit ekzekutiv të presidentit të ri amerikan Donald Trump në dëm të emigrantëve.

Protesta më e madhe u zhvillua në Londër në të cilën morën pjesë mbi 10 000 persona.

Protestuesit u mblodhën paradite përpara ambasadës amerikane pas thirrjes së drejtuar nga shumë organizata anti-raciste, organizata që promovojnë paqen dhe kundërshtojnë masat shtrënguese të administratës Trump.

Ata mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhej "Jo racizmit", "Jo Trumpit".

Përveç urdhrit ekzekutiv që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve të 7 vendeve myslimane, zbatimi i të cilit u bllokua nga një gjykatës federal, organizatorët e protestës denoncuan edhe "një marrëveshje të fshehtë" mes kryeministres konservatore Theresa May dhe miliarderit, të cilin e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe në vitin 2017.

Edhe në Berlin e Paris, qindra persona protestuan kundër këtij urdhri ekzekutiv.

Në kryeqytetin gjerman, protestuesit u mblodhën para ambasadës amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori