Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Mijëra persona qajnë viktimat e Etiopisë mbi arkivolet e mbushur me dhe

157 persona humbën jetën në tragjedinë e rëndë ajrore në Etiopi.

Pas rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlines" ku nuk pati asnjë të mbijetuar, ka mbetur pas vetëm dhimbje dhe shkatërrim për familjarët e viktimave.

Me mijëra janë mbledhur ditën e sotme për të qarë 17 nga të vdekurit, por në mediat botërore janë shpërndarë imazhe ku njerëzit qajnë mbi arkivole që janë bosh.

Brenda tyre nuk ndodhen viktimat, por një qese me dhe’ nga vendi ku u përplas avioni, Boeing 737 MAX 8.

Shërbimi erdhi një ditë pasi zyrtarët filluan shpërndarjen e qeseve të tokës tek anëtarët e familjes të 157 viktimave të rrëzimit në vend të trupave të të dashurve të tyre.

Kjo pasi procesi i identifikimit pritet të marrë një kohë shumë të gjatë.
Shtuar më 17/03/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori