Mijëra euro veshja, Getinjo nuk pyet për çmimet (FOTO LAJM)

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, mundohet që gjithmonë të paraqitet me stil dhe i kuruar në detaje para publikut. Duket se për t’u dukur gjithnjë bukur dhe në trend me të rejat e fundit, ai shpenzon mjaftueshëm të ardhura.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Getinjo është shfaqur me një veshje e cila në total kushton rreth 3525 eurosh. Mesa duket të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Kujtojmë që ai ka paralajmëruar se më datë 11 dhjetor do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me vëllanë e tij, Mozzik, të titulluar “El Chapo”.

Shtuar më 28/11/2020, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori