Michelle Obama "thyen" rrjetin me flokët kaçurrela natyrale (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish zonja e parë e SHBA, Michelle Obama ka shokuar (për mirë) me pamjen e saj me flokët kaçurrela natyrale.

Gjatë 8 viteve të saj si zonjë e parë, bashkëshortja e Barack Obamës dilte gjithmonë me flokët e saj të drejta e të kuruara duke i lënë asaj një dëshirë të madhe për tu shfaqur me flokët natyrale.

Fotoja e cila ka "shpërthyer" internetin tregon 53 vje♪5aren me një kanatjere dhe flokët kaçurrela gjatë pushimeve me familjen e saj.

Më herët në 2015 gjatë një interviste ish zonja e parë tha se nuk përdorte asnjë locion të veçantë për flokët dhe vetëm i drejtonte ato me pjaster gjatë daljeve publike.

Michelle Obama ka qenë një ndër zonjat e para më të dashura dhe karizmatike për publikun./Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2017, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori