"Mezi po të pres", Alfio bën tatuazhin më të bukur për bebushin që do të vijë në jetë (FOTO LAJM)

Një muaj më parë, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse nuk e kanë zbuluar se në cilin muaj të shtatzënisë është Fatma apo çfarë gjinie ka bebushi, ata kanë treguar se po e presin me padurim foshnjën e tyre.

Madje, Alfio sot ka bërë tatuazhin më të bukur për fëmijën që ende nuk ka ardhur në jetë.

Ai ka bërë në trupin e tij një tollumbace me një zemër, ndërsa fija lidhëse shkruan “Baba”.

“Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste une dua t’i mbaj në lëkurë. Mezi po të pres❣”- shkruan Alfio në postim.


Me siguri tatuazhi i tij është i ngjyrosur në blu ose rozë, sipas gjinisë së bebushit, mirëpo Alfio ka vendosur ta publikojë foton bardhë e zi dhe të na lërë edhe pak më gjatë kuriozë për gjininë e foshnjës.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori