“Lumë” ofertash nga klube të mëdha Europiane, Salzburg i vendosur për të mos e shitur Seskon

Salzburg duket i vendosur për të mos e shitur sulmuesin e tyre Sesko, edhe pse ka një lumë ofertash së fundmi për të.

Sipas raportimeve të gazetarit, Fabrizio Romano, Salzburg e ka bërë të qartë:  “Nuk e shesim lojtarin.”.

Skuadra e Manchester United është ajo që është interesuar më së shumti për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por gjithashtu  edhe Real Madridi.

Opsioni i vetëm i hapur për Salzburg është që ta shesë lojtarin në verën e vitit 2023./albeu.com