Meta viziton bashkinë e LSI-së dhe flet për Tahirin me shall pioneri në qafë (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Cërrik, një bashki e drejtuar nga LSI me rastin e 75 vjetorit të ngritjes së Batalionit Partizan të Dumresë.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me vendimin e gjykatës për të lënë në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Drejtësia të veprojë e pavarur. Drejtësia të veprojë sipas ligjeve të shtetit të së drejtës", tha Meta me shallin e pionerit të vendosur në qafë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori