Shpërndanin lënë narkotike, arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim bashkëpunëtori

Kristi Pina, 24 vjeç, banues në Ersekë është arrestuar nga policia e Korçës.

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pina dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 23.03.2023 08:31