Meta shkon 10 minuta me vonesë në takimin me Ramën, ja çfarë e ndali në rrugë (FOTO LAJM)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama u takuan sërish këtë të shtunë, takime intensive këto në pritje të vendimit për të ardhmen e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së.

Takimi i planifikuar të niste në orën 10:00 në ambientet e Hotel “Tirana”, ka nisur rreth 10 minuta më vonë. Të dy liderët politike kishin mbërritur në kohë, por kryeparlamentari Meta u ndal për disa çaste për të shkëmbyer një bisedë të shkurtër me disa turistë të huaj që kishin ardhur të vizitonin Tiranën.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Meta është ndalur në rrugë, dhe i ka përshëndetur turistët. Më pas, Meta ka shkuar në takimin me aleatin e tij Rama./Albeu.com/

Shtuar më 15/04/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori