INTERVISTA/ “Putin i çmendur”, rreshteri i ushtrisë ukrainase: Jam gati t’i përgjigjem me luftë Rusisë, si në 2014

Ai ka luftuar tetë vite më parë kur nisi lufta dhe është i gatshëm që të marrë pushkën e të dalë përsëri në të njëjtin vend në rast se rusët do të pushtojnë Ukrainën. Bëhet fjalë për Oleksi Cimbaluk, rreshterin rezervist në ushtrinë ukrainase, i cili ka luftuar në Donjeck dhe Luhansk, në rajonin e Donbassit, kur filloi konflikti atje, që në vitin 2014. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC, Linda Karadaku, ai ka rrëfyer si ka luftuar tetë vjet më parë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur një sulmi të dytë. I pyetur se si i komenton veprimet e presidentit rus Vladimir Putin ai nuk ka ngurruar që ta quajë atë të çmendur.

Intervista me Oleksi Cimbaluk:

Oleksi, ju keni luftuar në Luhansk dhe Donjetck që në fillim, çfarë patë atje, si ishte atje?

Ne arritëm në kohën e çlirimit të Sllovjanskut, kur filloi e gjitha dhe kur e gjithë faza e nxehtë filloi tashmë. Në kohën që arritëm, ne ishim tashmë në luftime. Unë jam rreshter artilerie, kështu që detyrat kryesore të brigadës u përmbushën nga artileria. Ne kishim luftime me separatistët por edhe me fuqitë ruse, ushtrinë e rregullt ruse.

Po thoni që ushtria e rregullt ruse ishte atje në Luhansk dhe Donjeck?

Si ekspert ushtarak është 100 përqind, si qytetar i Ukrainës kjo është 99 përqind. Edhe kur rusët iu dhanë separatistëve gjithë armatimet dhe deri në gusht 2014, kishte luftime të ndryshme, ishin separatistët dhe nga mesi i gushtit ishin lloje të tjera luftimesh dhe ne kuptuam që po përballeshim me ushtrinë ruse. Edhe kur kontrollonim fushat e luftës, ne zbulonin tiketat ushtarake dhe ato të linjës së detyrës së divizionit rus.

Dhe e fundit, duket se një sulm masiv mund të vijë nga federate ruse. A do të shkoni të luftoni përsëri?

Sigurisht, në rast se rusët do të pushtojnë, unë e di tashmë vendin ekzakt ku do të jem, dhe në rast të njoftimit për mobilizim, për 24 orë, unë do të jem në vendin e shërbimit.

A është e vërtetë që Ukraina mund të mbledhë rreth 2 milion ushtarë me përvojë ushtarake që mund të luftojnë?

Nuk ka nevojë të mbledhësh një ushtri të tillë të madhe me dy milionë njerëz sepse aktuliasht në Ukrainë ne kemi më shumë se gjysmë milioni njerëz me përvojë të vërtetë ushtarake. Sipas dokumenteve të doktrinës ushtarake të ushtrisë së federatës ruse, ushtrisë ruse do t’i duhet të ketë tre herë më shumë njerëz për një operacion të suksesshëm. Kështu që gjysmë milioni njerëz me përvojë të vërtetë ushtarake do të jenë mjaftueshëm për vendin në mënyrë që civilët në territorin ukrainas të mos kenë problem.

Kështu, mendoni se ata nuk do ta pushtojnë Ukrainën?

Nuk mund të komentoj vendimet dhe veprimet e njeriut të çmendur që po përpiqet të…

Ju mendoni që Putin është i çmendur?

Putini, Napoleoni, Hitleri… Nuk ka ndryshim midis këtyre njerëzve…

Si thoni në gjuhën tuaj “Rroftë Ukraina” (është pjesë e përshëndetjes ushtarake), ju e thoni gjithë kohën, ma thoni në gjuhën ukrainase?

Slavo Ukraina dhe përgjigjia është, “Lavdi dëshmorëve!”/abcnews.al