Sherr në Kuvendin e Kosovës, Tahiri përplas kutinë  e votimit (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart, raporton Gazeta Express.

Deputeti i LVV-së, Salih Syba ndërhyu, gjë që solli një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Kutia u soll aty si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.

Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren./Express