Sherri me Ledion Liçon, Noizy kërkon falje dhe rikthehet

Gjithçka nisi 6 vite më parë ku reperi i njohur, do të duhej të ishte pjesë e Top Awards, por papritmas, iku dhe postoi në Instagram një status kundër organizatorëve dhe kundër Ledion Liços, duke mos u mbështetur më mediatikisht nga asnjë kanal i Top medias.

Duhet të kalonin vite që Noizy të bënte mea-culpa e te rikthehej. Pikërisht nesër reperi më i famshëm i momentit, do të rrëfehet ekskluzivisht në Wake Up, për gjithçka, nga sherri me Ledion Liço e deri te mega koncerti “Alpha Show” që vjen me 14 gusht në Sheshin “Nënë Tereza”.

Noizy, reperi më i famshëm i momentit, do të zbulojë shumëçka në episodin e nesërm të Wake Up, ku do të flasë sa për projektet dhe bashkëpunimet e tij muzikore, si edhe do të japë detaje ekskluzive për koncertin e tij më 14 gusht.

Sigurisht që reperi do t’i referohet situatës së krijuar me Top Median duke sjellë detajet e pazbuluara më parë. Na ndiqni në episodin e nesërm të Wake Up live në Top Channel dhe në Top Albania Radio për shumë të pathëna./ Top Albania Radio


Shtuar 19.07.2022 22:31