Mësohet gjendja shëndetësore e Arben Ahmetajt pas aksidentit të rëndë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Arben Ahmetaj u aksidentua para disa minutash në Kumanovë, ndërkohë që Albeu.com mëson nga burime prej spitalit të qytetit se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook edhe ish-ministri i Brenshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu.

"Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!"., shkruan ai.

Pak më vonë do të përcjellim detaje të tjera në lidhje me shëndetin e Ahmetajt nga burime prej spitalit të Kumanovës. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori