Mësim në kushte pandemie, Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzimin (FOTO LAJM)

Viti i ri shkollor do të nisë më datën 14 shtator dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati masat që do të ndërmerren për të zhvilluar procesin mësimor në kushte pandemie me qëllim që të mos përhapet koronavirusi tek fëmijët dhe stafi pedagogjik.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit: –Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria; -Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respektuar me përpikmëri orarin; -Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.

-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore; -Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa: -Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra; -Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. Në klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen në klasa të tjera.

-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato; -Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme; -Nuk lejohet ushqimi në klasë.
Shtuar më 20/08/2020, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori