Plagoset 32-vjeçari në Shkodër, shkon në spital me plagë në këmbë

Një 32-vjear ka mbetur i plagosur në Shkodër. Ai ka shkaur në spital për ndihmë mjekësore me një plagë të lehtë në këmbë, që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /albeu.com


Shtuar 20.02.2023 15:30