Mërzitet nga ndarjet, këngëtarja prej 2 vitesh në pritje të 'princit' (FOTO LAJM)

Pëlqej
Taylor Swift është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe të suksesshme, por sa i takon romancave ajo është një dështim total. Këngëtarja është rrëfyer se është lodhur duke dalë në takime të ndryshme dhe se ka dy vjet që është vetëm. Që prej ndarjes nga këngëtari Harry Styles, këngëtarja ka thënë se ka plot 2 vjet që nuk realizon një takim dashurie.

“Njerëzve nuk do tu pëlqejë kjo dhe do i'u vijë keq për mua, por është e vërtetë. Nuk dua të bëj më gabime të tilla", ka thënë ajo. Këngëtarja edhe më herët ka qënë pjesë e mediave rozë për ndarjet e shumta. Ajo është lidhur me aktorë dhe këngëtarë të famshëm, por ende nuk ka gjetur dashurinë e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori