Merr fund tortura, të riut i heqin bishtin 18 centimetra të gjatë
Ai adhurohej si Zot në Indi pasi në trup kishte një bisht 18 centimetra të gjatë.

Por ndryshe nga sa besonin njerëzit, adoleshenti ndodhej në një gjendje të mjerueshme, pasi kjo pjesë e tepërt në trup, po ia bënte jetën gjithnjë e më të vështirë.

Për këtë arsye, ai iu nënshtrua një opercioni për heqjen e bishtin, më i gjati i njohur deri më sot në trupin e një njeriu.


18 – vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u shtrua në spitalin e Nagpur të Indisë më 29 Shtator. Ky defekt në lindje, po ia bënte jetën çdo ditë e më të vështirë pasi i shkaktonte dhimbje në trup.

*Bishti tek njerëzit është një deformim kongjenital shumë i rrallë. Që prej vitit 1884 raportohen 23 raste të personave të lindur me bisht. Këto të fundit mund të hiqen lehtësisht me anë të operacionit dhe nuk kanë efekte anësore.
Shtuar më 24/03/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori